Aktakuzë për trafikim me narkotikë
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 29 May 2017
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve GJ.K dhe K.Z. që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit GJ.K dhe K.Z. me datën 22.10.2016, pa autorizim kanë ndërmjetësuar transportin e dërgesës të substancës psikotropike të llojit marihuanë, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që A.M, Gj.K. dhe K.Z. janë nisur në drejtim të kufirit Kosovë-Shqipëri për të sjellë dërgesën në Kosovë prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve substance psikotropike e llojit marihuan, raporton arbresh.info.
“Të akuzuarit Gj.K dhe K.Z. duke komunikuar dhe koordinuar me të akuzuarin A.M. kanë futur dërgesën e marihuanës nga Shqipëria në Kosovë. Por, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, të akuzuarve i janë gjetur 60 paketime të mbështjella me substancë psikotropike të llojit marihuanë dhe një qese me ngjyrë të zezë, po ashtu të mbushur me substancë psikotropike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve. Ndërsa, ndaj të akuzuarit A.M. Prokuroria ka ngritur më herët aktakuzë për veprën e njëjtë”, bën të ditur prokuroria.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, në bashkëkryerje të akuzuarit kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenet 281 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 dhe neni 31 të KP-së./INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...