Ja pse Kosova ka më shumë votues se banorë të regjistruar!
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 28 May 2017
Rreth 1.9 milionë banorë janë të regjistruar në listat e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.
Ndërkohë që, sipas shifrave zyrtare numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë.
Kjo problematikë, po e përcjell Kosovën në të gjitha proceset e deritashme zgjedhore, në të dyja nivelet e pushtetit.
“Numri përgjithshëm, sipas ekstraktit të parë të listës së votuesve, është rreth 1.9 milionë qytetarë që kanë të drejtë vote. Numri i të rinjve është rreth 120 mijë, kurse nga listat janë larguar më shumë se 80 mijë persona, qoftë të vdekur apo ata, të cilët e kanë humbur shtetësinë në çfarëdo mënyre”, bën të ditur Daka.
Por, në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara në vitin 2015, del se numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë në Kosovë, është rreth 1.8 milionë.
Në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2016, nuk janë paraqitur të dhënat rreth grupmoshave të caktuara, por thuhet se numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë special në vitin 2015/2016 ka qenë 103 mijë.
Kryetarja e KQZ- së, Valdete Daka, pranon se ka disproporcion mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve, por, sipas saj, ndryshimet paraqiten te numri i qytetarëve që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë.
“Po është në disproporcion, sepse në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë në vitin 2011, mërgata nuk ka qenë e pranishme këtu, do të thotë shumica e diasporës nuk janë të regjistruar, por janë në lista të votuesve. Këtu qëndron ndryshimi në shifra”, sqaron Daka.
Edhe demografët në Kosovë konsiderojnë se dallimi në mes shifrave të votuesve dhe banorëve qëndron te diaspora.
Demografi Rifat Blaku, për Radion Evropa e Lirë, thotë se mund të ketë ndonjë gabim eventual me shifra nga 3 deri në 5 për qind, por pjesa tjetër, sipas tij, paraqet kontingjentin e qytetarëve rezident të Kosovës dhe numrin e shtetasve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
“Kjo nuk është ndonjë lojë me elektoratin. Por, është një tregues se sa është numri i qytetarëve të Kosovës në botën e jashtme, që është një numër jashtëzakonisht i madh, e që kap një shifër mbi 800 mijë”.
“Duke marrë parasysh që të drejtë vote kanë qytetarët mbi 18 vjeç dhe për çdo vit kemi shtim nga 30 mijë të rinj, besoj se ky numër i dhënë nga KQZ-ja, është përafërsisht i saktë”, vlerëson Blaku.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, përfshirë dhe ata që nuk kanë të drejtën e votës, jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Autoritetet e Kosovës, ndërkaq, kanë filluar regjistrimin e diasporës vite më parë, por ky proces ende nuk ka përfunduar. Deri në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Diasporës kishte arritur të regjistrojë mbi 400 mijë qytetarë nga Diaspora.
Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfunduar, kurse regjistrimi pasiv do të vazhdojë edhe pesë vitet e ardhshme.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...