Lajme

Abrashi i reagon Kurtit: Pensionet veç janë 150 euro

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 27 May 2017

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj premtimit elektoral që bëri gjatë ditës, kandidati për Kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Përmes Facebookut, Abrashi tha se e bëri të qeshte premtimi i Kurtit për rritjen e pensioneve në minimalisht 150 euro.

“Më e bukura që dëgjova sot ishte se njëri kandidat paska premtuar se me ardhjen e tij në pushtet pensioni minimal do të bëhet 150 euro. Më bëri të qesh. Sa për informimin e tij të drejtë, i them këtij kandidati se brenda vitit tim të parë si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale i kam ngritur pensionet në 158 euro minimalin dhe 238 euro më të lartin”, shkroi Abrashi.

“Amerikanët do të thoshin: get your facts straight!”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Gjatë ditës, Albin Kurti pati thënë se “me qeverisjen e VV’së, pensioni minimal do të jetë 150 euro”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera