Lajme

Veseli: Mos të ju mbet hatri që jemi bërë bashkë, ishim bashkë edhe në luftë

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 26 May 2017

Kadri Veseli e ka prezantuar në Prishtinë konceptin e quajtur “Fillimi i Ri”. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se me 12 qershor do të jetë festa e madhe e Fillimit të Ri.

“E kam parë se dikujt i ka mbet hatri pse jemi bërë bashkë në koalicionin fitues. Por ne gjithmonë kemi qenë bashkë. Kemi qenë bashkë në 1998, 1999, kemi qenë bashkë në luftë. Së bashku me Ramush Haradinajn kryeministër jemi bërë bashkë për Kosovën përëndimore, për qytetarët e Kosovës. Dita e fitores do të jetë e madhe për Kosovën. Do të fillojmë fuqishëm me partnerin e koalicionit për shpresin e kosovarëve. Kosovën nuk mund të udhëheqin dikush që nuk e njeh flamurin, himnin, Kosovën si shtet. Kosovën nuk mund ta udhëheqë dikush që nuk guxon të marrë vendime” ka thënë Kadri Veseli./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera