Lajme

Krizat tërhoqën vëmendjen drejt Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 26 May 2017

Njohësit e integrimeve evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare mendojnë se zinxhiri i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i vitit e ka shtyrë bllokun evropian t`i kushtojë më shumë vëmendje rajonit.

Për disa prej tyre, takimi i organizuar të mërkurën nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një sinjal i fortë se BE-ja po i kthen sytë nga Ballkani. Me këtë takim, liderëve rajonalë u tregohet se perspektiva e tyre e vetme është Bashkimi Evropian dhe se reformat e thella ekonomike, politike dhe juridike, të cilat duhet t’i ndërmarrin në shtetet respektive, janë të vetmet mundësi për t’i orientuar vendet e tyre drejt qëllimit final, që është anëtarësimi.

Muajt e fundit është diskutuar në shumë qarqe diplomatike, por edhe brenda vetë institucioneve të Bashkimit Evropian mbi nevojën e kthimit të vëmendjes te Ballkani Perëndimor. Një nga arsyet që e kushtëzojnë një lëvizje të tillë është rreziku potencial i konfliktit, i paraprirë nga shtimi i retorikës nacionaliste, ashtu siç është nga ana tjetër edhe shqetësimi që ngjallin përpjekjet ruse për zgjerim të influencës në rajon. /tch/

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy