Sport

⚽️ S’kanë para, klubi kosovar mbetet pa Evropë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 25 May 2017

Klubet kosovare vazhdojnë të përballen me kushte të vështira, përkundër faktit se sporti kosovar tashmë është pranuar ndërkombëtarisht, shkruan sot gazeta Zëri.

Rasti më i freskët është ai i klubit të volejbollit Prishtina Volley-M, i cili shkaku i problemeve financiare nuk do të mundë të marrë pjesë në garat evropiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetrajneri i këtij ekipi, Xhavit Kajtazi.

-Advertisement-

“Prishtina Volley-M nuk do të paraqitet në garat ndërkombëtare të Kupës së sfiduesve të Konfederatës Evropiane të Volejbollit. Kështu kanë vendosur drejtuesit e skuadrës, pavarësisht se këtë të drejtë e kishin fituar me mund dhe djersë gjatë edicionit 2016/2017. Shkak i vetëm që i detyroi ata në marrjen e këtij vendimi ishte mungesa e mjeteve financiare”, deklaroi fillimisht Kajtazi, i cili ia ka kushtuar një jetë sportit, mbi të gjitha volejbollit, si trajner, punëtor sportiv dhe gazetar sportiv.

Image

Sipas tij, mjetet që kjo skuadër i merr nga Komuna e Prishtinës nuk mjaftojnë as për transport, ndërkohë që mundësitë për t’i siguruar ato nga donatorët janë shumë të pakta.

Madje, Prishtina Volley-M nuk pati mundësi që t’i deponojë si paradhënie e garanci 2.000 euro në Federatën e Volejbollit të Kosovës. Sipas tij, me vështirësitë e vazhdueshme financiare, klubi prishtinas me gjasë do të ballafaqohet edhe në vazhdim.

“Është mëkat dhe padrejtësi e madhe që këtyre djelmoshave të mos iu hapen udhë të reja të afirmimit të tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Është kjo hera e dytë që pikërisht për shkak të mungesës së mjeteve financiare skuadra të mos marrë pjesë në garat ndërkombëtare”, tregon Kajtazi, i cili e përmend herën e parë që kishte ndodhur një gjë e tillë në vitin 2015, kur Prishtina Volley-M, si anëtare e Ligës së Dytë, kishte bërë sensacion duke e fituar Kupën e Kosovës dhe e kishte fituar të drejtën të luajë në Evropë, por që fatkeqësisht një gjë e tillë nuk kishte ndodhur për shkak të problemeve të natyrës financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera