Lajme

Aderime në AAK-në e Obiliqit nga LDK dhe Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 24 May 2017

Si vazhdim i trendit të rritjes dhe zhvillimit të Aleancës, sot në Obiliq këtij subjekti politik iu bashkuan mbi 100 anëtarw të rinj nga ky qytet. Një numër i caktuar prej tyre vijnë nga LDK dhe Vetëvendosje.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë: “Ne si Aleancë, iu urojmë mirëseardhje. Aleanca është dëshmuar për një frymë bashkëveprimi çdo herë kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit.

Zotohemi që do t’ju jepet hapësirë gjithë të rinjëve për të vepruar dhe kontribuar për zhvillimin e vendit tonë”.

-Advertisement-

Të aderuarit thanë se kishin ardhë me besimin e plotë në Aleancë, sepse Aleanca dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, u dëshmuan së janë parti me vlera kombëtare dhe janë aleat për interesat e shtetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera