Sport

⚽️ Ish-legjenda e Realit tregon nëse goli i tij ishte pozitë jashtë loje në finalen e Championsit në vitin 1998

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 24 May 2017

Predraj Mijatovic ka folur rreth finales së Ligës së Kampionëve mes ish-skuadrës së tij Real Madridit dhe Juventusit, si dhe rreth golit në finalen e vitit 1998.

Juventus dhe Real Madrid do të takohen në Cardiff më 3 qershor në finale e Ligës së Kampionëve.

“Është një finale e madhe mes dy ekipeve të klasit botëror,” ka thënë ai për tuttomercatoëeb.

-Advertisement-

“Jam i lumtur sepse e kam përjetuar këtë përleshje para shumë viteve dhe është diçka e veçantë. Ta shohim si përfundon. Në vitin 1998 ata ishin favorit, sepse sapo kishin fituar ligen vendore, ndërsa ne kishin një sezon të keq në ligë,” ka thënë ai.

I pyetur nëse goli i tij kundër Juventus në finalen e 1998-s ishte nga pozita jashtë loje, i cili edhe ia siguroi titullin Realit, ai ka thënë se ka qenë absolutisht gol i rregullt.

Ndërsa kur është pyetur se kush është favorit ai është përgjigjur: “Këtë herë nuk shoh favorit sepse të dy ekipet e kanë fituar ligën e brendshme dhe kanë lojtarë ndërkombëtarë të cilët mund ta fitojnë ndeshjen,” ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera