Bulliqi: LDK-ja në gjendje të rëndë, kontrollohet nga Riinvesti e Elkos-i
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 24 May 2017
Edhe pse mbeti jashtë listës për deputet, Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të mbetet në partinë e tij në LDK.
Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se vendimi që ai të mbetet jashtë kësaj liste, është i disa individëve, të cilët gjenden në strukturat e larta udhëheqëse të partisë, të cilët e duan kokën e tij, pasi që i frikësohen ngritjes së tij politike.Bulliqi që ka kundërshtuar vazhdimisht Demarkacionin me Malin e Zi thotë se njerëzit që sot i prijnë LDK-së, ose duhet të reflektojnë, ose të lëshojnë rrugë.
Ndërsa thotë se LDK nuk mund të reformohet me njerëz të vjetër. Madje thotë se LDK gjendet në gjendje të rëndë, pasi që atë e kontrollon Riinvesti dhe ELKOS-i, të cilët e kanë shndërruar këtë parti, në biznes privat të individëve të caktuar.
“LDK-ja do të reformohet, atëherë kur do të hapen dyert, për njerëz të ri në LDK dhe në asnjë formë me njerëz të vjetër….LDK ja për momentin është në gjendje shumë të rëndë. Për arsye se LDK-në e kontrollon Riinvesti…. por njëkohësisht dhe ELKOS-i. Në njëfarë forme e kanë shndërruar në një kompani biznesi privat të individëve të caktuar”, tha ai.
Por pas gjithë kësaj, Bulliqi është i vendosur të mbetet në LDK në të cilën thotë se është që nga themelimi, përkundër ofertave që ka pasur nga partitë tjera politike, opozitare dhe ato në pozitë. Ai është i bindur që veprimet që ka bërë kur ka kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president, janë të qëlluara dhe në vijë me elektoratin e LDK-së
Të tjera
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...
-
Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. ...