Turqi, hetimet ndaj puçistëve, urdhërarrest për 139 nëpunës
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 24 May 2017
Në kuadër të vazhdimit të hetimeve ndaj organizatës terroriste FETO, Prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër arreste për 139 nëpunës të dikurshëm dhe aktual në institucione të ndryshme shtetërore të cilët e kanë përdorur programin për komunikim kriptografik “ByLock”.
Prokuroria shtetërore në Ankara vërtetoi se 30 nëpunës në Ministrinë turke të Zhvillimit dhe po aq ish-nëpunës në Ministrinë e Arsimit e kanë shfrytëzuar sistemin e shifruar sekret të komunikimeve në kuadër të strukturave terroriste të FETO-s, dhe për këto persona janë lëshuar urdhër arreste.
Bëhet fjalë për ish-nëpunës të cilët janë larguar nga vendet e punës gjatë hetimeve të kaluara, të cilat shpiejnë në lidhjen e tyre me organizatën terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitti të kaluar kreu tentim të dështuar për grusht shteti në Turqi, aktorët e së cilës ishin terroristë të infiltruar në kuadër të institucioneve shtetërore në vend.
Paralelisht me këtë, po e njëjta prokurori sot në mëngjes lëshoi fletë-arrest dhe urdhër-arrest për edhe 79 nëpunës në institucionet lokale në Ankara, për të cilët po ashtu është vërtetuar se kanë përdorur rrjetin e komunikimit “ByLock”. Bëhet fjalë për gjithsej 60 nëpunës të administratës së qytetit në Ankara dhe 19 nëpunës në komunat Sinxhar, Kecioren i Kahramankazan.
Në mesin e tyre, 56 akoma janë nëpunës aktiv dhe 23 nëpunës të cilët më herët janë shkarkuar nga funksioni.
Pjesëtarët e policisë turke, më saktë të Departamentit për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, filluan operacion të gjerë me qëllim të arrestimit të të dyshuarve.
Në krye të Fetullah Gylen, organizata terroriste FETO me ndërmjetësim të pjesëtarëve të infiltruar brenda institucioneve, në korrik të vitit të kaluar tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, me ç’rast së paku 249 persona humbën jetën.
Turqia më pas nisi një luftë të gjerë kundër kësaj organizate terroriste, e cila është formuar para disa dekadave, dhe nën mantelin e parimeve fetare abuzon ndjenjat fetare të njerëzve për shkak të realizimit të planeve të saj terroriste.
Terroristët e FETO-s, gjegjësisht strukturat paralele shtetërore, kanë shfrytëzuar mënyra sekrete dhe të koduara të komunikimit përmes sistemit “ByLock”, ndërsa pikërisht ky rrjet u ndihmoi organeve hetimore turke në zbulimin e duarve të FETO-s, që kishin përfshirë pothuajse të gjitha institucionet e Turqisë
Të tjera
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...