Sport

Letra prekëse e vëllait të Hayden që ka përlotur botën

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 23 May 2017

Roger ka shkruar me dhimbje fjalët e fundit që ka dashur t’ia thotë para se ai ta braktiste.

Vëllai i Nicky Hayden, pilotit që ka ndërruar dje jetë në spital ka shkruar një letër shumë prekëse në profilin e tij në Instagram. Roger ka shkruar me dhimbje fjalët e fundit që ka dashur t’ia thotë para se ai ta braktiste.

“Nicky, vëllai im, historia jonë nuk mendonim se do të përfundonte në këtë mënyrë. Ke qenë kampioni i botës për një arsye. Nuk kam takuar asnjë tjetër që të kishte dëshirën tënde për të garuar.

-Advertisement-

Ndanim dhomën bashkë dhe t’i studioje shënimet që kishe mbajtur një garë më parë, ishim 12-13 vjeç. Nuk do ta harroj kurrë mëngjesin e së hënës pasi fitove kampionatin botëror: më zgjove për të shkuar për stërvitje, na bëre të gjithëve më të mirë. Ishe një legjendë i garave vëlla.

Mund të ulem këtu dhe të pyes veten përse ndodhi, por dua të jem mirënjohës që pata një vëlla si ti për 33 vjet. Mos u shqetëso, do të kujdesem për mbesat tona, nuk do kenë një të dashur deri sa të jenë në kolegj dhe do t’u mësoj nipave gjithçka duhet për të qenë një kampion nëse do të duan të ndjekin rrugën tënde.

Edhe gjatë këtyre momenteve jashtëzakonisht të vështira e kam ruajtur besimin tim, besoj se nëse Zoti dëshiron të të marrë do ta bëj pavarësisht gjithçkaje. Do të garojmë sërish bashkë. Të dua shumë”, shkruan në letrën e tij të lamtumirës Roger Hayden.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera