Lajme

Ku ra sot në Radar, Enver Hoxhaj (Audio)

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 23 May 2017

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thirrur befasisht me telefon sot në emisionin e popullarizuar të mëngjesit në radio, “Radar”, të Radio Dukagjinit.

Në shaka, Hoxhaj i është drejtuar prezantueses Edita, duke thënë se koalicioni PDK me partnerë po ecën me shpejtësi të madhe drejt fitores. Ai ka kërkuar këshilla nga Edita se si mund ta respektojnë radarin përkitazi me shpejtësinë që po lëviz ky koalicion.

“Edita, koalicioni i PDK-së me partnerë kam bindjen që po ecën me shpejtësi të madhe në autostradën e fitores. A ke ndonjë këshillë si mund ta respektojmë radarin me këtë shpejtësi”, ka thënë Hoxhaj gjatë bisedës, duke thënë se bateritë i kanë me shpejtësi të shumëfishuar.

-Advertisement-

Hoxhaj ka folur edhe për kreun e PDK-së, Kadri Veselin i cili sipas tij është një politikan me vlera, dhe jo në kuptimin klasik që të presë kush në çfarë posti do të vijë. Hoxhaj theksoi se kjo më së miri shpjegohet me faktin që ai është treguar i gatshëm për t’ia dorëzuar postin e kryeministrit Haradinajt, vetëm e vetëm për të mirën e Kosovës.

Hoxhaj, po ashtu ka folur për aderimet e reja në PDK, të cilët e përfaqësojnë Fillimin e Ri. Ai e ka përmendur gazetaren Arbana Xharra si përfaqësim i denjë i prurjeve të reja në PDK.

Ndërkohë, Hoxhaj ka treguar që kurrë nuk ka rënë në radar të shpejtësisë.

Ministri i Jashtëm në detyrë, ka folur edhe se si është ndjerë kur në shumë vende të botës, madje edhe jashtë Evropës ka dëgjuar këngët e këngëtareve shqiptare që tashmë kanë fituar famë mbarëbotërore. Ai ka thënë se shumë liderë botërorë gjatë takimeve kanë përmendur personalitete si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi…

Hoxhaj e ka përgëzuar Editën për emisionin duke thënë se zhanri i prezantimit të saj është shumë perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera