Lajme

MTI nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin e Zonës Ekonomike në Shirokë

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 22 May 2017

Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Suharekës ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sali Asllanaj.

Me këtë rast, ministrja Bajrami dhe kryetari Asllanaj nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Shirokë të Komunës së Suharekës.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Qeveria e Kosovës, e ka si objektiv prioritar krijimin dhe funksionalizimin e Zonave Industriale në Republikën e Kosovës me qëllim të krijimit të kushteve optimale për punë të bizneseve të Kosovës, si dhe të tërheqjes së investitorëve nga jashtë.

-Advertisement-

Funksionalizmi i kësaj Zone Ekonomike do të kontribuojë shumë në rritjen e aktivitetit biznesor të ndërmarrjeve duke sjellë të mira ekonomike jo vetëm për Komunën e Suharekës por për mbarë vendin, theksoi Bajrami.

Ajo shtoi se “përmirësimi i deritashëm i mjedisit rregullativ për të bërit biznes në vendin tonë po përcjellet me hapa konkretë investiv edhe në përmirësimin e infrastrukturës për punë të bizneseve dhe kjo po prodhon rezultate inkurajuese për ekonominë e vendit tonë.”

Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2017 është 391,071.29 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 345,000.00 euro ndërsa Komuna e Suharekës me 46,071.29 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera