Fun & Video

Kjo është shpata 2500 vjeçare që u zbulua në Kinë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 22 May 2017
Në 1965, arkeologët në Kinë zbuluan një shpatë të lashtë dhe shumë ndryshe nga çdo tjetër.

Kjo armë e lashtë unike supozohet  se i përket kohës rreth 2.500 vite më përpara,  dhe çka është më interesante, kur u zbulua ajo ishte akoma e shndritshme dhe e mprehtë.

Tetë karaktere me  shkrimin e lashtë kinez  që janë gdhendur në teh  të shpatës tregojnë se shpata i takon Goujian, Mbreti i shtetit Yue.

Kjo armë unike,u zbulua në një nga 50 varret që u gjetën në Hubei të Kinës.

-Advertisement-

Arkeologët besojnë se kjo shpatë mahnitëse e bërë nga bakri, kallaji dhe sasi të vogla hekuri tani mund konsiderohet të jetë një thesar shtetëror i Kinës.

Shpata është shfaqur në Muzeun Provincial të Hubei së bashku me shumë objekte të tjera mbresëlënëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera