Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 22 May 2017
Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që ëhstë ngjitur në malin më të lartë në tokë “Everest”
Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralëaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

Ecja ka filluar në fshatin Jagat, 1200 metër lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metër.

Lugina Ralëaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

Pas kësaj arritjeje, Ur aka shkruar edhe në Facebook.
Për krejt, që m’keni ba me e dasht nanën natyrë, m’keni dhan dashni e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditatat tona të shumta për 6 vjet … e më së shumë për ata që kan besu në andrren tem edhe m’kan bo edhe ma të fortë … drejt realizimit të saj!
‘jeta, asht sfidë me vetën’ asht msimi jem për këto 50 ditë të ngjitjeve të mija të vështira nëpër lartësi të mëdhaja mbidetare, nëpër #Himalaya …. ju falemderoj, veq e veq, prej zemrës, secilin …përpara, asht faqja Jugore e Majës më të Lartë të Rruzullit Tokë, Everest 8840m, ( kamp 3 dhe 4) e cila për pak ditë do të na e hap derën.
Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinanca gjeografike 28ο Β, 87ο Α. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta.

T� tjera
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...



































