Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 20 May 2017
Qeveria gjermane i ka propozuar Bundestagut që ta vazhdojë edhe për një vit mandatin e ushtrisë gjermane në Kosovë. Propozimi parashikon dërgimin në Kosovë deri të 800 ushtarëve, që do të thotë rreth 550 ushtarë më pak se në misionin e tanishëm. Në Bundestag është mbajtur të enjten leximi i parë i propozimit të qeverisë, por vendimi për vazhdimin konsiderohet si punë e kryer.
Qeveria gjermane në sugjerimin për vazhdimin e mandatit u referohet vendimeve të NATO-s për përshtatjen e fuqisë ushtarake me zhvillimet në Kosovë. Kostoja për misionin e ushtrisë gjermane në Kosovë për këtë vit do të jetë 41,9 milionë euro.
Gjendja e qetë, por…
Gjendja në Kosovë vlerësohet si kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, por edhe më tej me një potencial të lartë për konflikt – në veçanti në veri të Kosovës. Ndërsa detyra e Bundeswehrit është mbështetja e zhvillimit të një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore, si dhe mbështetja e Forcave të Sigurisë në Kosovë.
Historia e misionit
Pjesëmarrja e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it është miratuar për herë të parë në Bundestag më 11 qershor 1999. Në parim, misioni është i pakufizuar, por praktikisht ai duhet të vazhdohet nga Bundestagu çdo vit për 12 muajt e ardhshëm. Vazhdimi i fundit zyrtar është bërë më 23 qershor 2016 dhe ky vendim (aktualisht në fuqi) parashikon dërgimin e deri 1.350 ushtarëve në Kosovë. Por ky është numri më i madh, sepse në Kosovë atkualisht ka rreth 500 ushtarë gjermanë. Ndërsa vendimi i radhës zyrtarisht do të miratohet në Bundestag në qershor. /DW/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...