Rozë

Labi lë përfundimisht muzikën, ky është vendimi i tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 20 May 2017
Këngëtari Labinot Tahiri së fundi ka hyrë në politikë duke kandiduar kështu edhe për deputet nga radhët e AKR-së.

Meqenëse politika don angazhim të madh, ai ka vendosur që në fund të shtatorit të braktis përfundimisht profesionin e tij të parë, muzikën, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë, ai e ka bërë të ditur përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

Më poshtë është vendimi i Labit:

“Miq e dashamirë!
Kolegë të artit e të muzikës!
Familjarë e ju publik i dashur, edhe pak kohe me kane mbetur deri ne fund te shtatorit që ta pershendes gjêjen me te shtrejte që kisha Muziken!
Do e le me shume krenari, sepse forcen dhe vullnetin ma krijoj Zoti, per te vetmen deshire…! Deshiren që ta shoh pupullaten time të buzeqeshur dhe duke ua krijuarë një jetë me të mirë, e jo duke i lenë që të deshprohen edhe me shumë apo duke e mallkuar vendin tone me lloj-lloj padrejtesitë….! Unë tani jam ne listen e deputetëve qê të shkelë kemba ime në Parlamentin e KOSOVËS SE SHQIPËRISË.
Faleminderit të gjithëve ne cdo dite qe kemi nda sebashku qe nga fillimi karrieres sime e deri me tash.
Shumica me njihni, i njejt do qendroj, por gjithnje i pa ndryshuar si nje Sherbetorë✊? LABI ??FKSH??” .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera