Lajme

‘Kurbanët’ e Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 20 May 2017

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është dashur të përballet me një sfidë me të cilën paradhërsi i tij, tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ishte përballur asnjëherë, shkurtimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Nga 110 kandidatë sa do të duhej t’i kishte kjo parti për zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni me AAK-në, “Nismën” dhe shtatë parti tjera të vogla ia ka lënë Veselit një listë gjysmake.

Rrjedhimisht ai ka bërë “Kurbanë” shumë prej fytyrave të rëndësihme të partisë. Atyre u prin ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Vetë Grabovci ka thënë se ai është tërhequr vullnetarisht nga lista, ndërkohë që është ende e freskët në opinionin publik afera e tij “Pronto”.

-Advertisement-

Ndërkohë Veseli ka sakrifikuar edhe tre ish-ministrat e Partisë Demokratike. Hajredin Kuqi, Besim Beqaj e Justina Pula nuk kanë gjetur një vend në mesin e listës së liderit të ri të partisë më të madhe në vend në zgjedhjet e fundit, shkruan Zëri.info.

E jashtë listës së Kadri Veselit ka mbetur edhe një prej ish-deputetëve që jo pak ishte ballafaquar me drejtësinë, siç është Latif Gashi.

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë nuk ka publikuar listën e saj përfundimtare, gjë të cilën pritet ta bëjë sot gjatë ditës. Megjithatë jo zyrtarisht gazeta merr vesh së në listën e PDK-së, perveç liderit Kadri Veseli, janë edhe emrat si: Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Nait Hasani, Andin Hoti, Mergim Lushtaku, Naim Bazaj, Bislim Zogaj, Bekim Haxhiu, Muharrem Xhemajli, Rafet Rama, Beatrisa Pista, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera