Lajme

Besnik Tahiri: Ja pse po kandidoj për deputet

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 20 May 2017

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit ka treguar arsyet pse e kërkon votën e qytetarëve.

Tahiri mban numrin 13 në listën e AAK-së, më poshtë ka dhënë arsyet e vendimit për tu bërë deputet.

Tahiri ka shkruar:  

-Advertisement-

E kërkoj votën e juaj, për një përfaqësim të drejtë!

Të nderuar qytetarë,

Të dashur miq e familjarë,

Me besim të plotë dhe ndjenjën e thellë të përgjegjësisë kam marrë një vendim jo të lehtë për mua.

Kam hyrë në garë për tu zgjedhur dhe për të përfaqësuar në tempullin e demokracisë dhe vendim-marrjes. Në këtë rrjedhë posaçërisht e vështirë bëhet për mua, familjen dhe bashkëpunëtorët.

E para, sepse nuk po hy në garë për të plotësuar egon timengase ndjehem mjaftueshëm i përmbushur me punën, përkushtimin dhe suksesin tim profesional. E dyta, si bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve bëhet rënduese, ngase edhe ashtu kam bërë shumë mungesa. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, mos-prezenca afër miqve dhe bashkëpunëtorëve që për gjithë këto vite kemi ndarë momente të vështira e plot suksese duke u ballafaquar me sfida për ta sendërtuar demokracinë. Pra, ky është edhe një shërbim i imidrejt avancimit demokratik dhe vlerave të reja për vendin.

Të dashur qytetarë, miq e përkrahës,

I gjithë rrugëtimi im, ashtu edhe sikurse për shumë prej jush nuk ka qenë i lehtë. Bashkërisht si vend dhe qytetarë kemi rënë nëpër shumë sfida, kemi kaluar shumë procese të vështira, por janë arritur edhe rezultate.

Unë jam njëri prej jush, rrugëtimin e kemi të njëjtë, ashtu sikurse pritjet, shpresat dhe dëshirat. Jam rritur me ëndrra, pritje e shpresë në një familje me harmoni dhe të dashur. Kur kthehem prapa në të kaluarën, çfarë mund të kujtoj si njeri dhe brez, përveçse ngjyrave të zbehta të asaj kohe të errët që nuk jetohej lehtë. Përtej kësaj, në qiellin e mbyllur ne ëndërronimnjë të ardhme me shpresë e plotë ngjyra. Mbi sakrifica ne u rilindëm, e shpresa triumfoi mbi dëshpërimin.

Por ku jemi sot? A mund ta kapim ëndrrën?

Qytetarët e vendit tim ndihen të lodhur, të dëshpëruar dhe të zhgënjyer me politikën – jo pa arsye. Ajo përgjatë 18 viteve nuk ka arritur të ndërtojë një shtet për të gjithë, një vend me të cilin do të jetonim mirë e do të krenoheshim në botë. Si vend dhe shoqëri kemi potenciale; njerëz të zot e punëtorë, sportist e artist që në botë kanë rritur nderin. Politika e ndjekur deri tani jo vetëm se nuk ka dhënë shpresë, ajo thjesht ka vend-numëruar.

Politika nuk ka arritur tu japë zgjidhje sfidave zixhirore; ne kemi edukim të pa ditur, shëndetësi të sëmurë, administratë jo-profesionale e profesionist të pa punë, pasuri të vlefshme e njerëz të varfër. Kjo është tabloja e përgjithshme.

Si vend dhe shoqëri ndodhemi para një udhëkryqi të madh ku zgjedhja është në dorën tuaj. Ne kemi dy rrugë; të kthehemi prapa në përplasje dhe konflikte politike që e kanë bërë jetën e zymtuar, apo të marrim drejtimin e ndryshimit, atë që kthen shpresën dhe kap ëndrrat.

Ka ardhur koha të bashkohemi si një ekip në mbështetje të ndryshimit dhe njeriut që kthen shpresën, kryeministrit z. Ramush Haradinaj.

Pra, jam në këtë garë për ide të reja dhe shpresë për të ardhmen

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera