Lajme

Simiq përqesh kundërshtarët, Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 19 May 2017

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq pas dorëzimit të emrave të kandidatëve për deputet nga kjo listë në Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se ata janë opsioni më i fortë i serbëve të Kosovës karshi të tjerëve që i ka quajtur “labil”.

Pos kësaj Simiq i përcjellë nga një numër i madh i kryetarëve të komunave me shumicë serbe sidomos nga veriu, gjatë deklarimit Kosovës iu ka referuar gjithnjë si “Kosovë e Metohi” ”, njofton Klan Kosova.

Ai ka refuzuar të komentojë deklaratën e  të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA i cili ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera