Lajme

Veseli e nis ashpër: E godet Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 18 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në konferencë për media ku deklaroi aderimin e ish-gazetarit, Blerim Shalës në këtë parti, foli edhe për zgjedhjet dhe atë se kush duhet t’i fitojë ato. Veseli ka thënë se shteti nuk mund të udhëhiqet nga ata që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli thotë se nuk mund të udhëheqë me Kosovën një alternativë që nuk e njeh Kosovën shtet dhe po e bën këtë vetëm kur i duhet për synime të veta.

“Zgjedhjet kanë shtruar një pyetje? Kush do të udhëheqë shtetin tonë? Nuk mund të udhëheqin nëse alternativa e një koncepti nuk ka vendimmarrje, vizion përgjegjësi dhe ka një koncept qe nuk e njeh Kosovën shtet, pra e njeh vetëm kur i duhet dhe ka për synim rrënimin e asaj që kemi ndërtuar në shtetin tonë.”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Ish-nënkryetarin e AAK-së, si anëtar të ri të PDK-së e ka prezantuar kryetari i partisë, Kadri Veseli, në një konferencë për media.

Koordinatori i ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë, gjatë prezantimit, ka thënë se është i nderuar që po bëhet pjesë e PDK-së. Vendimin për të mbetur në politikë, Blerim Shala e ka quajtur të vështirë.

Blerim Shala dy vite më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera