Lajme

Çitaku jep detaje: Nuk ishte vetëm gjuajtja me vezë, kishte edhe mesazhe seksiste!

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 18 May 2017

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka sqaruar edhe njëherë për sulmin që u bë ndaj saj mbrëmë në Amerikë.

Çitaku thotë se personi që e sulmoi është shtetase amerikane dhe se në vezët e ziera kishte të shkruara mesazhe seksiste.

Postimi i Çitakut në Facebook:

-Advertisement-

Së pari faleminderit shumë për mesazhet e shumta. Më duhet ta sqaroj, që as që e kam pasë ndërmend ta publikoj incidentin. U detyrova të reagoj dje pasi që Blerta, zonja qe shkaktoi incidentin e vogël e kishte publikuar dhe kishte dhënë deklaratë në një portal. Më vije keq që ky incident I vogël ka trazuar familjen time në Kosovë.

Poashtu më vije keq që e tëra ndodhi në prani të Ambasadorit Hill, dhe rreth 100 të pranishmëve, të cilët nuk po kuptonin cka po ndodhte. Policia e Denverit erdhi menjëhere.

Sulmi ndaj një Ambasadori të akredituar, sado i vogël qoftë, në SHBA është çështje shumë serioze. Nuk pranova të hap rast dhe të ngris padi ndaj Blertës, dhe e luta edhe Univerzitetin e Denverit mos të bëjë dicka të tillë. Blerta ishte edhe shtetase amerikane, dhe unë asesi nuk do të dëshiroja që ajo të ketë pasoja për shkak të veprimit të djeshëm.

Ata që janë shtetas amerikan e dinë mirë se cka do të thot të kesh në historik një gjë të tillë. Unë pajtohem që secili ka të drejtë të bëjë pyetje, të shprehë mendimin, të kritiojë, të kërkojë llogari. Por asesi nuk duhet të sulmojmë dhe të fyejmë njëri tjetrin.

Fare në fund, në vezët e ziera që u hodhën drejt meje zonja Blerta kishte shkruar disa mesazhe seksiste ( për shkak se ishin shumë eksplicite nuk po i publikoj ). Ato fjalë më lënduan më së shumti. Edhe me kaq po e mbyllim këtë temë ?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera