Lajme

Koci i PDK’së: VV farë e keqe që duhet gjetur ilaçin për ta zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 18 May 2017

Zëvendësministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci duke reaguar për sulmin me vezë ndaj ambasadores së Kosovës në Amerikë Vlora Citaku, ka kërkuar të gjendet ilaç që do ta zhdukë ‘Vetëvendosjen’, të cilës ai i referohet si farë që nuk durohet më.

“Fara e keqe që quhet Vetëvendosje paska mbirë edhe në Amerikë! Duhet gjetur ilaqin për ta zhdukur këtë farë! Nuk durohen ma!”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ndryshe, Ambasadorja Çitaku është sulmuar me vezë nga Blerta Avdili, gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit në SHBA.

-Advertisement-

Sulmi u krye nga një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera