Lajme

Prishtina nënshkruan marrëveshje për projektim për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse/Foto

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 18 May 2017

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me  drejtorin e Agjencionin Zhvillimor të SHBA USAID James Hope,lidhur me projektin për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

Ahmeti ka thënë se Komuna e Prishtinës është zgjedhur për këtë projekt për shkak të rezultateve të mira për mirëqeverisje dhe llogaridhënie, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Ahmetiti mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Memorandum Mirëkuptimi me USAID

Dje, nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Agjencionin Zhvillimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID James Hope, lidhur me projektin për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (Transparent, Effective, And Accountable Municipalities – TEAM).

Për shkak të rezultateve të treguara dhe vullnetit politik për mirëqeverisje dhe llogaridhënie, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur brenda këtij projekti. Do të bashkëpunojmë me kontraktorin e USAID-it, DAI, ashtu që të vazhdohet me transparencë, efektivitet dhe llogaridhënie në prokurim, auditim të brendshëm, menaxhim financiar, dhe menaxhim të burimeve njerëzore.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera