Lajme

Islami: Vetëvendosje dëshiron ta ketë Ministrinë e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 17 May 2017

Analisti politik, Dardan Islami i ka cilësuar zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në skenën politike të Kosovës si zhvillime pozitive.

“Të gjitha zhvillimet janë shumë pozitive, kur ke parasysh se është krijuar një bllok i luftës dhe në anën tjetër kemi një tabor tjetër”.

“Besoj se janë dy tabore të forta, kjo edhe mobilizon qytetarin. Po e shoh si shumë demokratike, energji të reja, aderimi i njerëzve të rinj”.

-Advertisement-

Islami që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur optimist se mund të ketë ndryshime në skenën politike.

Ai ka folur edhe për mundësinë e krijimit të një liste të përbashkët mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“LDK e ka rastin e dytë që të bëhet me Vetëvendosjen. Edhe pse ata nuk po pajtohen është se Vetëvendosje e dëshiron Minsitrinë e Drejtësisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera