Lajme

Putin: Mund ta dëshmoj se Trump nuk na ka dhënë informata sekrete

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 May 2017

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk i ka dhënë asnjë edhe një informatë sekrete ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë takimit të këtyre të fundit javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Putin, madje ka thënë se mund edhe ta dëshmojë këtë, transmeton Express.

Duke folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, Putin  bëri lojë fjalësh duke thënë se Lavrov nuk ia kishte kaluar as atij, ato që Putin i quajti sekrete inekzistente.

-Advertisement-

Putin ka thënë se Rusia është e gatshme t’ua dorëzojë ligjvënësve amerikanë një kopje me shkrim nga takimi i Trumpit me Lavrovin nëse ajo do t’u ndihmonte atyre për t’u siguruar se Trump nuk ka ndarë informata sekrete me Rusinë.

Mediat amerikane raportuan dje se presidenti Donald Trump i ka treguar informata tejet sekrete ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, rreth të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Informatat, në lidhje me përdorimin e laptopeve në aeroplanë, ishin siguruar nga një partner i SHBA-së, i cili nuk i kishte dhënë leje Amerikës që t’i ndante ato me Rusinë, raportoi dje Washington Post, përcjell Express.

Trump e priti Lavrovin në Zyrën Oval javën që shkoi.

Në bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë dhe ambasadorin rus Sergei Kislyak në Zyrën Ovale, presidenti zbuloi detaje që mund të çojnë në demaskimin e një burimit të informacioneve, thanë zyrtarë amerikanë për Washington Post dhe New York Times.

Diskutimi kishte të bënte me plotin e ISIS-it. Raportohet se presidenti zbuloi specifikat e komplotit, me theks të veçantë në përdorimin e laptopeve në aeroplanë dhe qytetin nga i cili kërcënimi ishte detektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera