Lajme

Qëllohen me armë dy persona në një lokal në Krujë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 17 May 2017

Dy persona janë sulmuar me armë zjarri brenda në një lokal në Krujë.

Njëri nga ata është i plagosur rëndë, dhe ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas policisë të plagosur janë Ramazan Shullazi dhe Genc Goga.

-Advertisement-

Është identifikuar autori i cili është shpallur në kërkim.

Dyshohet se mes autorit dhe dy personave ka patur një konflikt për motive të dobëta.

Ata kanë qenë ulur duke pirë kafe kur janë qëlluar me armë zjarri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera