Lajme

Eqrem Kryeziu komenton kandidaturën e Avdullah Hotit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 16 May 2017

Ish nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dikur edhe udhëheqës i qytetit të Prizrenit e ka komentuar kandidaturën e Avdullah Hotit, për Kryeministër.

Kryeziu i cili njihet për akuzat tejet të ashpra drejtuar kryetarit aktual të LDK’së Isa Mustafës, thotë se nuk befasohet nga vendimet e këtij subjekti.

Ish deputeti i Kosovës, Kryeziu duke komentuar kandidaturën e Hotit për Kryeministër, deklaroi të martën për Express se erozioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke vazhduar.

-Advertisement-

“Kandidati për kryeministër është çështje e secilës parti. Në qoftë se më pyetni si veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, atëherë mund të ju them se nuk befasohem: vazhdon erozioni i kësaj force politike”,  u shpreh Kryeziu për Express.

Madje duke folur rreth kësaj situate, Kryeziu thotë se këto edhe ishin arsyet pse u largua nga LDK.

“Paj, kjo ishte arsyeja pse ika i dëshpëruar prej saj”, tha ai ndër tjerash.

Ish-nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, që ishte edhe kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë,  e ka braktisur këtë parti, muajin mars të këtij viti.

Që një kohë të gjatë ka kritika për udhëheqësit e LDK-së, por së fundmi janë bërë më të fuqishme, ndërkaq kohë më parë ai kishte deklaruar se fatkeqësi për Kosovën është qeveria Mustafa.

Kryeziu, gjithmonë ka pasur poste të larta në LDK, madje ishte edhe deputet i saj në Kuvendin e Kosovës, për disa legjislatura me radhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera