Lajme

Trump ndan informata sekrete me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 16 May 2017

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka treguar informata tejet sekrete ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei LAvrov, rreth të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), raportojnë mediat amerikane.

Informatat, në lidhje me përdorimin e laptopeve në aeroplanë, ishin siguruar nga një partner i SHBA-së, i cili nuk i kishte dhënë leje Amerikës që t’i ndante ato me Rusinë, raporton Washington Post, përcjell Express.

Trump e priti Lavrovin në Zyrën Oval javën që shkoi.

-Advertisement-

Por, këshilltari i sigurisë kombëtare, HR McMaster e ka hedhur poshtë lajmin në mediat amerikane duke e quajtur të rrem.

Dyshimet se fushata e Trump kishte lidhje dhe kontakte me rusët gjatë fushatës zgjedhore në SHBA janë pjesë e disa hetimeve në vend.

Megjithatë, presidenti Trump vazhdon t’i mohojë ato duke i cilësuar si lajme të rreme.

E gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kishte kritikuar vazhdimisht rivalen demokrate, Hillary Clinton, për mënyrën se si i kishte trajtuar materialet e ndjeshme.

Në bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë dhe ambasadorin rus Sergei Kislyak në Zyrën Ovale, presidenti zbuloi detaje që mund të çojnë në demaskimin e një burimit të informacioneve, kanë thënë zyrtarë amerikanë për Washington Post dhe New York Times.

Diskutimi kishte të bënte me plotin e ISIS-it. Raportohet se presidenti zbuloi specifikat e komplotit, me theks të veçantë në përdorimin e laptopeve në aeroplanë dhe qytetin nga i cili kërcënimi ishte detektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera