Lajme

Milaim Zeka pjesë e partive opozitare: “Lista Serbe janë shumë ma burra se sa udhëheqësit e PDK-së e LDK-së”

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 15 May 2017

Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka ka thënë se ende nuk ka marrë vendim se me cilin subjekt do të kandidojë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Zeka ka thënë se ka marrë vendim se do të aderoj të ndonjë subjekt opozitarë, por shton se ende nuk ka vendim se në cilin subjekt do të aderojë.

“Gjasat janë se do të hy dika, por do të ishte e pandershme me thënë diçka për sa kohë qe as në familje nuk e kam bërë publike. Unë i dëgjoj shumë edhe këshillat e nuses. Unë do të jem kandidat dhe do të futem në garë për deputet, por jemi duke negociuar me u futë për deputet në listë zgjedhore të një partie opozitare, por qe të konsiderohem si deputet i pavarur”, ka thënë Zeka për ‘Indeksonline’.

-Advertisement-

I pyetur, nëse opsion janë edhe partitë e mëdha si PDK e LDK, Zeka ka thënë se më përpara do të shkonte tek Lista Serbe se sa të këto dy parti.

“Lista Serbe janë shumë ma burra se sa udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së. Kam biseduar me Nismën, me AAK- VV- dhe AKR. Mbetet të definohet shpejtë”, ka shtuar Zeka.

Sa i përket partive opozitare, ai ka thënë se më to ka konflikt për çështjen e demarkacionit, pasi ai thotë se do ta votonte këtë marrëveshje.

“Unë besoj se qytetarët e Kosovës nuk do t’i hanë përrallat politike, por ata do të vendosin se cila parti ia rregullon jetën. Jeta është bërë e padurueshme në Kosovë dhe në politikë nuk po hy më i ndreqë punët e mia. Nëse kyçëm në politik e bëj për më dhënë një shembull të mirë”, ka përfunduar ai.

Mediet kanë raportuar sot se Zeka do t’i bashkohet partisë se Fatmir Limajt.

Zeka ka raporte të mira me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Në zgjedhjet e fundit për kryetar të Drenasit, Zeka ishte rreshtuar prapa kandidaturës se Isa Xhemajlajt për kryetar të kësaj komune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera