Lajme

Kur Vetëvendosje e akuzonte Pacollin për korrupsion, lidhjet me Serbinë dhe Rusinë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 15 May 2017

Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli, i cili është duke negociuar këto ditë për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, në të kaluarën është goditur fortë nga ky subjekt. Sulmet më të mëdha VV ia kishte bërë në vitin 2011, kur lideri i AKR’së po votohej për President të Kosovës.

Goditjet në emër të këtij subjekti, ia kishte bërë Visar Imeri, i cili kishte thënë se nga marrëdhënia me Hashim Thaçin Pacolli ka përfituar edhe tenderë. Por, Vetëvendosje e kishte akuzuar ashpër Pacollin edhe për raportet me Rusinë.

“Ky koalicion i lidhur tash së fundmi, ku pjesa më e rëndësishme e pazarit është posti i Presidentit të vendit, është koalicion i negociatave me Serbinë dhe koalicion i vazhdimit të privatizimit shumë të dëmshëm të ndërmarrjeve publike dhe keqpërdorimit të parasë publike. Dikush mund të thotë se këtë duhet ta shohim në vazhdim, mirëpo përvoja që e kemi pasur me këta dy persona dhe deklarimet publike na tregojnë qartë se te këta asgjë nuk ka ndryshuar” ka thënë Ymeri.

-Advertisement-

“Behgjet Pacolli publikisht e ka deklaruar se shikon ka Serbia dhe qëndron me shpinë kah Shqipëria. Pra, është saktësisht e kundërta e vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe e programit të Vetëvendosjes, por është e njëjta anë e së njëjtës medalje që quhet Hashim Thaçi, edhe ky ka treguar një vullnet të pashoq që të negociojë me Serbinë ndërkohë që në projektet e tij të qeverisjes ka mëtuar të na shkombëtarizojë dhe të na largojë sa më shumë nga Shqipëria. Këta të dy janë në anën e kundërt e asaj se çfarë kërkon populli dhe për çfarë është përpjekur ai. Pacolli suksesin më të madh e ka arritur në marrëdhënien e tij me Rusinë. Pacolli është pasuruar në Rusi, ndërkohë që e njëjta Rusi synon ta fuqizojë Serbinë” kishte thënë deputeti Ymeri.

Ai më pas ka theksuar se Rusia është kundërshtari më i madh historik i së drejtës së shqiptarëve për Vetëvendosje.

“Pacolli është biznesmen, prandaj marrëveshja e tij për koalicion është vetëm pazar” kishte thënë Ymeri. /GazetaExpress/. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera