Bujqësia sektori kyç për zhvillim ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 15 May 2017
Ekspertët e bujqësisë dhe fermerët kosovarë kërkojnë nga institucionet e vendit më shumë mbështetje për zhvillimin e kulturave bujqësore, pasi zhvillimi i agrokulturës, aktualisht shihet si “arterie” kryesore e zhvillimit ekonomik dhe uljen e papunësisë në vend. Edhe pse Qeveria ka rritur grantet dhe subvencionet për agronomët, prapë mbështetja shihet modeste karshi kërkesave.
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) thotë se përmes mbështetjeve të vazhdueshme të këtij dikasteri, bujqësia ka shënuar rritje të madhe viteve të fundit.
“Në veçanti prej vitit 2008, ky sektor ka një mbështetje gjithmonë në rritje. Këtë vit kemi një buxhet prej 48 milionë eurove për grante dhe subvencione. Por, përveç kësaj, mbështetja jonë jepet edhe në segmente të tjera siç janë këshillat dhe promovimet e ndryshme që lidhen më bujqësinë”, thuhet në përgjigjen e MBPZHR-së për RTKlive.
Kurse profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, ka thënë se bujqësinë vendore duhet ta mbështesim në Program të zbatueshëm.
“Programi i bujqësisë nuk duhet të lejojë shkatërrimin e hapësirave bujqësore të Kosovës. Politikat bujqësore dhe zhvillimit rural, duhet të jenë në trend me kohën, të parimeve thellësisht evropiane, të cilat do t’i qasen bujqësisë në këto objektiva: nevojat për ta ngritur ekonominë; jo ta marrin arratinë të rinjtë, por të gjejnë vende pune pikërisht në bujqësi; të bartim transfere të reja teknologjike dhe ta nxisim zhvillimin ekonomik; t’i mënjanojmë këto pamje rrëqethëse në bujqësi dhe të mos riciklohet me varfëri nga bujqësia. Administrimi i tokës duhet të realizohet në përputhje me legjislacionin, sepse fragmentimi i tokës bujqësore deri tash rezultojë në: mungesën e efektshmërisë dhe kosto të lartë të prodhimit. Politikat e duhura bujqësore, konsistojnë në ekonomi të shëndetshme, kriter ky që duhet të jetë primar. Prodhimtarinë bujqësore duhet ta mbështesim duke ndikuar në imunitetin e goditjeve nga konjukturat aktuale përmes politikave të duhura, duke i veçuar politikat ekonomike nga ato strukturore”, ka thënë ai për RTKlive.
Sipas tij, bujqësia dhe shteti janë të lidhura, në “parimin e prodhimit” dhe për ketë, as shteti nuk mund të ekzistojë pa bujqësi dhe as bujqësia nuk mund të ekzistojë e të mbijetojë pa ndihmën e shtetit.
Nëse bëjmë një analizë për politikat e ndërmarra nga vendet tjera, ka të paktën 4 – 5 vjet që po “bien zilet” se fenomeni i rritjes së çmimeve për prodhimet bujqësore pritej të ndodhte. P.sh. “modelet ushqimore dhe kërkesat për produktet ushqimore në botë po rriten me shpejtësi më të madhe sesa oferta e tyre”.
“Pra, “zilet” ka kohë që kanë rënë e po bien. Problem mbeten “veshët” e specializuar për t‘i dëgjuar, dhe institucionet efikase për t‘i përkthyer në politika parashikuese dhe parandaluese, të cilat fatkeqësisht ose i kemi shumë të dobëta e formale, ose na mungojnë fare. Vendet me institucione funksionale po ndërmarrin projekte e politika konkrete për të mbështetur bujqësinë (ndryshimi i teknologjive kultivuese, cilësia e inputeve, modelet ushqimore e politikat nutricioniste, futja e teknikave të zhvillimit të qëndrueshëm, modifikimin e sistemit rregullues, fiskal e subvencionues) në funksion të riorientimit të industrive ushqimore, që të avancojnë në gjithë ata tregues që ndikojnë pozitivisht në sigurimin e ushqimit. Ndërkohë, në Kosovë, edhe për këtë çështje vazhdon inercioni se ky problem po ndodh larg nesh, që nuk na ndikon aspak, apo “nëse prej saj do të kemi pasoja, do ta pranojmë se jemi shumë të vegjël, nuk kemi se çfarë të bëjmë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, varfëria është shkaku kryesor i keq-ushqyerjes që rezulton në nivele të ulëta arsimimi, kujdes të pamjaftueshëm për nënën dhe fëmijën dhe akces të kufizuar ndaj shërbimit shëndetësor.
Zonat rurale të vendit janë më të prekurat. Prandaj, duke marrë në konsideratë edhe gjendjen e vështirë të papunësuarve, pensionistëve dhe të punonjësve që paguhen me minimumin jetik, sipas tij, duhet që qeveria dhe politika zhvillimin e bujqësisë dhe Luftën ndaj Urisë ta ketë në plan të parë.
“Duhet të pranojmë se qeveria në politikat e zhvillimit i jep shumë pak rëndësi luftës kundër urisë dhe politikave të mbulimit të vazhdueshëm të të ushqyerit të familjeve dhe fëmijëve në skamje dhe varfëri. Njeriu është qenia më e çmuar dhe për t’ia bërë atij jetën më të mirë ngrihen dhe funksionojnë qeveritë. Nëse do të vazhdonim akoma me statistika rezulton se në drejtim te luftës kundër varfërisë dhe cilësisë së ushqimeve që qarkullojnë në Kosovë ka shumë probleme, edhe pse për këtë paguhen një sërë inspektoratesh”, ka thënë ai.
Ndërkaq fermeri Gani Dobratiqi, ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen që i ka dhënë Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Ai kërkon më shumë mbështetje pasi që më rritjen e saj do të kemi më shumë prodhim bujqësor që do të ndikojë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Mua ma kanë përkrahur vetëm për subvencione, kurse për grante nuk jam fare përkrahur deri më tani asnjëherë”, ka thënë ai për RTKlive.
Dobratiqi ka kritikuar institucionet për vonesën e pagesave së subvencioneve.
“Duhet të kemi një plan për pagesat që na bëhen. Ka vonesa të mëdha dhe kjo po na nxjerrë problem neve si fermerë. Nëse do të kishim pagesa më të shpejta do të kemi edhe në plan më të mirë për të punët tona që i bëjmë”, ka thënë fermeri Dobratiqi.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...