Lajme

Haziri: Emri i të nominuarit për kryeministër bëhet me dije sa t’i përfundojmë koalicionet

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 15 May 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është përfolur si kandidat për kryeministër nga kjo parti, pasi kryeministri në largim, Isa Mustafa, konfirmoi se nuk synon kandidimin për kreun e ekzekutivit në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Haziri, në një prononcim për arbresh.info është shprehur se sot për LDK-në janë interes kapital  koalicionet dhe hapja e listës për emra nga shoqëria civile.“Emri i të nominuarit bëhet me dije sa të përfundojmë koalicionet”, është shprehur Haziri, për arbresh.info.

Partitë politike janë në vlugun e bisedimeve për aleanca të mundshme për zgjedhjet e  parakohshme të 11 qershorit.

-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë afat deri më 16 maj, të martën, partive politike për koalicionet të mundshme parazgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera