Lajme

Francë, presidenti i ri në ditën e parë të punës e emëron kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 15 May 2017

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që gjatë ditës së sotme ta emëroj kryeministrin e ri dhe ta vizitoj kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Macron dje në Paris u inaugurua në postin e presidentit, me ç’rast e ka paraqitur agjendën tij për ripërtëritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian.

Shumë ekspertë thonë se Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do ta emëroj politikanin nga Partia Republikane, Edourad Philippe.

-Advertisement-

Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë. /Rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera