Lajme

Isa Mustafa s’hyn as në listën e LDK’së për deputet

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 13 May 2017

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka vendosur të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim e ka marrë pasi ka vendosur të mos jetë kandidat i LDK’së për Kryeministër.

Mustafa tha sot se do t’iu lë hapësirë të rinjve për ta mundur Partinë Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju sigurojë që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi”, ka deklaruar Kryeministri në largim.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa na vitet e fundit, ka shënuar katër humbje të mëdha, duke u nisur nga pozita e Kryetarit të Prishtinës; humbjen e dy palë zgjedhjeve dhe së fundmi edhe pozitën e Kryeministrit.

Sidoqoftë, Mustafa ka hequr dorë nga pozita e Kryeministrit por ka thënë se do të vazhdojë të mbetet lideri i LDK’së.

Ndryshe, në LDK, kishin dalë disa zyrtarë, duke kërkuar largimin e Isa Mustafës nga partia. I fundit ishte Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu, i cili kërkoi përgjegjësi nga Mustafa për humbjet e LDK’së dhe për prishjen e koalicionit me PDK’në.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet partia e dytë prej fundvitit 2007 kur PDK doli parti e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera