Lajme

Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve nga 11 maji deri më 4 qershor 2017

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 13 May 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 11 maj ka filluar të rrjedhë afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor. Ky afat, sipas vendimit të KQZ-së, përfundon me datë 4 qershor.

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare; organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Për më shumë informacione, klikoni: KËTU!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera