Lajme

Vëllai i Dardan Molliqajt kapet në flagrancë duke i mashtruar mërgimtarët

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 12 May 2017

Nëpërmjet një formulari online, mërgimtarëve kosovarë po u kërkohet që të japin të dhënat e tyre personale, kinse për njoftim dhe ndihmë në procesin e votimit. Formulari me logon e KQZ’së është publikuar në Facebook nga Vlorian Molliqaj, i cili është vëllai i Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është shkelje e dënueshme me ligj.

Vlorian Molliqaj ka shpërndarë një formular jo zyrtar por me logo të KQZ’së  në Facebook, duke kërkuar të dhënat private të mërgimtarëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ju që jeni të interesuar që të votoni me postë në zgjedhjet në Kosovë të cilat do të mbahen më 11 qershor 2017, luteni që ta plotësoni këtë formular pastaj ne do t’iu njoftojmë përmes kontakteve lidhur me procedurat e aplikimit dhe do t’iu ndihmojmë që të votoni”, shkruan në formuarin i cili mban në sfond logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke krijuar përshtypjen se është formular zyrtar i KQZ’së.

-Advertisement-

Kjo ka shkaktuar huti te shumë mërgimtarë që kanë lënë të dhënat e tyre duke e kuptuar më vonë mashtrimin. Kështu ata kanë kërkuar publikisht fshirjen e të dhënave të tyre, duke akuzuar për mashtrim.

“Me këtë link janë duke u vënë në lajthitje dhe janë duke u mashtruar qytetarët. Kjo formë e përpunimi të paautorizuar të të dhënave personale të kosovarëve në mërgatë është i paligjshëm dhe veprim i dënueshem me ligj. Ky veprim nxitë dyshime nëse këto të dhëna do të përdoren ose keqpërdoren për fushata partiake. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e këtij mashtrimi ta raportojnë  atë formë në Google duke klikuar tek “report abuse” në fund të formularit”, tha Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

“Kerkoj ti fshini te dhenat e mia personale qe i keni marr permes ketij mashtrimi”, shkruan një qytetar tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera