Lajme

Isa Mustafa e Albin Kurti më të votuar se Kadri Veseli

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 12 May 2017

Marrë për bazë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vitin 2014, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, kishin shumë më shume vota se Kadri Veseli, raporton zëri.info.

Në zgjedhjet e fundit, kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli kishte arritur t’i marrë 54 mijë e 872 vota, apo 66 mijë e 187 vota më pakë se kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa.
Po ashtu, Veseli kishte pasur edhe 8730 vota më pakë edhe se deputeti aktual i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Isa Mustafa në zgjedhjet e fundit i ka pasur 121,059 vota, Albin Kurti 63,602 vota, Kadri Veseli 54,872, Ramush Haradinaj 50,388 vota si dhe Fatmir Limaj 26,789 vota.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera