Lajme

LDK po negocion me tri parti për koalicion parazgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 12 May 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës, po negocion me tri parti politike për të arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit.

Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se partia e Isa Mustafës, është në bisedime me Aleancën Kosova e Re, me Partinë e Drejtësisë dhe partinë më të re në vend, ‘Alternativa’, për të krijuar një koalicion parazgjedhor.

“Ka takime çdo ditë më zyrtar të këtyre subjekteve. Jemi në fazën finale të bisedimeve dhe shumë shpejt besoj se do të këtë diçka konkrete në këtë drejtim”, ka thënë një burim brenda LDK-së.

-Advertisement-

Ndërkohë qe janë zvogëluar gjasat për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Partitë politike kanë kohë deri më 19 maj qe të dërgojnë listat në KQZ me kandidatë për deputetë.

I vetmi koalicion mes dy subjekteve parlamentare deri më tani është ai mes AAK-së dhe Nismës.

AAK dhe Nisma mësohet se janë në bisedime edhe me subjekte tjera më të vogla për t’i afruar në koalicionin e tyre./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera