Lajme

Pritet fushatë me tensione dhe manipulime me vota

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 12 May 2017

Fushata zgjedhore pritet të jetë e tensionuar dhe njëkohësisht nuk hidhen poshtë mundësitë që të ketë manipulim të votave më 11 qershor.

Pas përkrahjes që i dha PDK-ja opozitës për ta rrëzuar qeverinë “Mustafa”, zyrtarë të partisë së këtij të fundit (LDK) presin fushatë të tensionuar për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kjo situatë mund të nxitet për shkak të përplasjeve politike midis subjekteve kryesore politike në vend si dhe, siç thonë në LDK, për shkak të kushteve të papërshtatshme në vend në aspektin e sigurisë.

-Advertisement-

“Unë besoj që kushtet janë të papërshtatshme në aspektin e sigurisë. PDK-ja ka prirë në vjedhjen e votave, ajo dihet, dhe në një formë mund të ketë edhe përplasje”, ka deklaruar për “Zërin” Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së, i cili njëherësh në këtë mandat të legjislativit ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri.

aNë anën tjetër, drejtues të partisë më të madhe politike (PDK) hedhin poshtë mundësinë e tensionimit të fushatës si dhe të manipulimit të procesit zgjedhor, derisa partitë opozitare kërkojnë nga qytetarët që mos të bien pre të provokimeve të ndryshme

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera