Lajme

Ferati e Hoxha përplasen për demarkacionin e prishjen e koalicionit

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 12 May 2017

Për ish-deputetin e LDK-së, kjo shpejtësi me të cilën po organizohen zgjedhjet, në muaj të Ramazanit, është e palogjikshme.

Në “Interaktiv” të KTV-së ai ka thënë me siguri të plotë se prishja e koalicionit ishte projekt politik për interesa politike të PDK-së.

“Ishte një projekt politik, që dikujt nuk ju prit që të shkojë mandati deri në fund. Ishte interesi i LDK-së që të shkojë deri në fund, ndërsa ishte vendim politik, për interesa politike i PDK-së dhe i opozitës”, ka thënë Ferati.

-Advertisement-

Në anën tjetër, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se PDK-ja nuk ka pasur vendim definitiv deri në ditën e fundit.

“Sepse ia kemi lënë këtë përgjegjësi organeve të partisë. Në ditën e fundit, Këshilli i Përgjithshëm këtë përgjegjësi ia dedikoi deputetëve”, ka thënë Hoxha, teksa ka komentuar fotografinë në të cilën shihen anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë unanimisht duke ngritur dorën. Ka thënë se aty është votuar që përgjegjësia t’i delegohet deputetëve që të marrin vendim për koalicionin.

“Ka qenë një diskonim i përgjithshëm se nuk po ecin procesin dhe ka ngecje vendimmarrje”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë të jenë befasuar nga vendimi i kryeministrit Mustafa për ta sjell në ditën e fundit demarkacionin në Qeveri. Megjithatë PDK-ja ka qenë e gatshme ta votojë, ka thënë ajo më tej.

Ferati ka thënë se PDK-ja nisi të kërkonte konsensus brenda Kuvendit të Kosovës rreth çështjes së demarkacionit, gjë për të cilën dihej se ishte joreale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera