Kryetari i Degës së IV në Prishtinë, del kundër Isa Mustafës!
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 11 May 2017
Kryeministrit të sapo shkarkuar, Isa Mustafës nuk po i shkon mirë as në parti.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka marrë një përgjigje të papritur në mbledhjen me kryetarët e degëve. Ndonëse nuk qëndroi më shumë se 3-4 minuta në këtë mbledhje, sipas burimeve të Gazetës Blic, njëri nga kryetarët e degës së kësaj partie i tha Mustafës së më ai nuk bën të jetë bartës i listës zgjedhore.
“Ishte kreu i Degës së IV të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli ai i cili në këtë mbledhja tha se më Isa Mustafa nuk bën të jetë në krye të Listës Zgjedhore të partisë. Kjo sipas Muçollit, kishte të bënte me faktin se LDK nuk mund të ndërtoj platformë të fitores në krye me Isa Mustafën”, thonë burime të Gazetës Blic brenda kësaj mbledhjeje.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, është hera e parë që një kryetar i një dege del kundër udhëheqjes së LDK-së nga Isa Mustafa në këto zgjedhje.
Ndërkohë, shefi i LDK-së, Isa Mustafa sot pas mbledhjes që kishte me Kryesinë dhe me kryetarët e degëve tha se partia e tij ka marrë një vendim të rëndësishëm.
E, ai vendim sipas kryeministrit në ikje, ka të bëjë me mos hyrjen në koalicion me PDK-në, premtim që ishte zotuar nga fillimi i angazhimit të tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë, pos Muçollit, deri më tani janë edhe disa nëndegë që kanë kërkuar me urgjencë marrjen e përgjegjësisë nga Isa Mustafa dhe nga kryesia aktuale e LDK-së për dështimin e qeverisjes me PDK.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...