Sport

FIFA e miraton: Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 10 May 2017

Botërori i futbollit do të jetë me 48 skuadra duke nisur nga viti 2026. FIFA miratoi përfundimisht formatin e ri në Kongresin e mbajtur në Manama të Bahreinit, formulën e re më të zgjedhur të ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, duke ndarë edhe numrin e skuadrave pjesëmarrëse të çdo kontinenti.

Padyshim që në këtë pikë, “pjesën e luanit” e mban Europa, për të cilën janë rezervuar 16 vende, një rritje më dy vende krahasuar me skemën e mëparshme, por gjithsesi një rritje – edhe pse minimale, – e mundësive për vendet më të vogla, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kontinenti afrikan është ai që ka përfituar më shumë, pasi kaloi nga 5 në 9 vende. Për “CONCACAF”-in, që përfshin Amerikën e Veriut dhe atë Qëndrore, janë rezervuar 6 vende, ashtu sikurse edhe për kontinentin e Amerikës së Jugut, ndërsa Azia ka të konfirmuara 8 vende.

-Advertisement-

Përsa u përket dy vendeve të fundit, FIFA bëri të ditur se do të përcaktohen pas një miniturneu ndërkontinental, që do të zhvillohet në vitin 2025, në vendin që do të organizojë Botërorin e 2026-s, që do të përcaktohet në Kongresin e ardhshëm të FIFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera