Lajme

Kështu u dorëzua Isa Mustafa (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 10 May 2017

“Nuk ka çka të them më”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, i cili udhëhoqi Qeverinë e Kosovës që nga dhjetori i vitit 2014, pas marrëveshjes për koalicion me Hashim Thaçin. Pas rënies së Mustafës, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat, sipas afatit kushtetues, do të mbahen brenda 45 ditësh.

Para votimit Mustafa u është drejtuar me këto fjalë deputetëve.

“Duhet të respektojmë jetën parlamentare, demokracine parlamentare, si shtet i ri duhet t’i nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve dhe Parlamentit”- ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

“Nuk dëshiroj të komentoj çka ndodhë, çka po bëhet, kush kujt ju bashkangjit”- ka shtuar Mustafa.

“Ju falënderoj për bashkëpunimin, ky Parlament meriton të ketë njerëz që i çojnë proceset përpara. Me vjen mirë që sot janë deputetët në Kuvend e jo jashtë tij, ju uroj shëndet dhe uroj të votoni sipas bindjes”- ka përfunduar Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera