Lajme

Beiqiri: Kosova të ndihet mirë që ka pas për kryeminstër Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 10 May 2017

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, pas seancës së mocionit ku u rrëzua Qeveria e kryetarit të tij, Isa Mustafa, ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës duhet të ndjehen mirë që kanë pasur një qeveri që është udhëhequr nga Mustafa.

Ai ka thënë se LDK gjatë kësaj qeverisje ka punuar dhe ka arritur suksese të cilat janë evidente dhe mund të dëshmohen.

Lufta ndaj korrupsionit, ndaj krimit, zhvillimi ekonomik, janë rezultate që kjo Qeverisje në krye me Isa Mustafen i ka arritur, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Beiqiri ka thënë se LDK është ballafaquar më të gjitha partitë parlamentare brenda Kuvendit.

Ndërsa, ka shtuar se do të jenë të parët si parti që do të dëshmojnë vetën në zgjedhje, sepse falë punës së tyre, do të arrihet kjo./Indeksonline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera