Auto&Tech

Instagram fuqizon versionin ‘mobile’ të faqes

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 10 May 2017

Instagram fuqizon versionin ‘mobile’ të faqes duke futur funksionet kryesore të aplikacionit të tij, përfshi edhe mundësinë e publikimit të fotove, deri tani të përjashtuar.

Është faqja TechCrunch që e poston këtë lajm.  Sipas saj, në faqen web të Instagram vetëm mund të lundroje mes fotove dhe videove, duke shprehur pëlqimet me zemër apo diçka tjetër. Por që tani, por vetëm në versionin ‘mobile’ dhe jo për atë desktop, përdoruesit mund të ngarkojnë foto dhe të lundrojnë në një seksion “explore” të lehtësuar tashmë.

Në versionin ‘mobile’ të faqes mungojnë ende disa funksione: shëprndarja e videove, filtrat, historisë dhe mesazhet direkte.

-Advertisement-

Me këtë lëvizje Instagram synon të rritet edhe më shumë, sidomos në ato zona të botës ku lidhjet e internetit janë të ngadalta dhe instalimi i aplikacionit është i komplikuar. Në këtë drejtim dhe një tjetër risi: modaliteti ‘offline’ i lançuar në aplikacionin për Android.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera