Lajme

Gashi: PDK si çdoherë po zgjedh rrugën e fshehtë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 10 May 2017

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, i ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të bëjnë publik qëndrimin e tyre në lidhje me mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Gashi ka kërkuar që GP i PDK-së të jetë i qartë për vendimin e marrë e jo të japin siç ka thënë ai deklarata boshe, duke u thirrur në vullnetin e qytetarëve.

Gashi ka rikujtuar se ai personalisht ka votuar kundër qeverisë së koalicionit, duke thënë se e ka ditur që një partie të tillë nuk mund t’i besë.

-Advertisement-

Ai tha se PDK-ja si çdoherë, po zgjedh rrugën e fshehtë për të marrë vendime, duke akuzuar partinë më të madhe në vend se nuk ka pasur dhe nuk ka guxim.

“Jo për çudinë time PDK-ja zgjodhi rrugën e fshehtë. Ne u bëjmë thirrje deputetëve të PDK-së se cili është vullneti i qytetarëve të Kosovës.  Unë jam njëri nga deputetët që kam votuar kundër qeverisë së koalicionit dhe kryetarit të Kuvendit . PDK nuk ka guxim të tregojë nëse do ta votojë mocionin”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera