Lajme

Analistët: Gazetarët si dekor në parti politike

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 09 May 2017

Aderimet e gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile nëpër parti politike, nuk po shihen si shumë shpresëdhënëse nga njohësit e rrethanave politike në vend.

Analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar se është e drejtë legjitime e secilit që të zgjedh për t’u marrë me politikë.

Ai ka thënë për Telegrafin se nuk beson se këto figura kanë mundësi që të ndërrojnë diçka brenda partive politike.

-Advertisement-

“Zakonisht aderimet e tilla shërbejnë për përmirësimin e imazhit të partive politike, por rrallë ndodh që të gjejnë hapësirën e nevojshme”, ka shtuar Mushkolaj.

Ndërsa, analisti Arben Ahmeti, i ka disa porosi për të aderuarit, të cilat sipas tij, janë miqësore.

Ai iu ka thënë kolegëve se “mos harroni se asnjë publicist, gazetar, opinionist në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë nuk është dhe nuk mund të jetë magnet votash”.

“Magnet votash janë biznesmenët që punësojnë mbi njëmijë njerëz ose politikanët që janë gjatë në skenë dhe kanë punësuar dhjetëra mijëra njerëz. Opinionistët, gazetarët, publicistët në partitë e etabluara shkojnë për dekor dhe mbesin dekor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, “kalimin në parti mos e paraqisni si një sakrificë për hatër të atdheut. Mos e merrni veten seriozisht sepse dilni qesharak”.

“Kapjuni ndonjë komandanti, ose në LDK Ismet Beqirit dhe nënkryetarëve të tjerë. Lutini ata që të ju fusin në pesëshet e kandidatëve të tyre në mënyrë që të siguroheni se do të ju votojë baza. Në të kundërt do të mbeteni jashtë”, ka shtuar Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera