E vrau dhe u ul të pinte raki, flet shkodrani: Se duroja dot… /FOTO
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 09 May 2017
Pas tri divorceve dhe një gruaje të vrarë disa vite më parë, 74- vjeçari qëllon për vdekje edhe bashkëshorten aktuale, e cila ishte martesa e tij e pestë.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Guci e Re, në njësinë administrative Rrethina.
Beqir Xhilaj qëlloi gjatë natës me çifte 47-vjeçaren Lumturie Xhilaj, duke e lënë të vdekur në vend. Ka qenë ora 00:05 kur i moshuari, pas një sherri me bashkëshorten, ka marrë armën.
Ai ka qëlluar katër herë në drejtim të saj, ku tre prej plumbave e kanë prekur viktimën në trup. E ndjera ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi një plumb e ka kapur në qafë dhe dy të tjerë në gjoks.
Pas krimit të rëndë, Beqir Xhilaj e ka mbuluar me batanije trupin e bashkëshortes së tij dhe është ulur në një tavolinë në verandë duke pirë raki.
Sipas Policisë, arsyet e vrasjes së 47-vjeçares janë të paqarta, por mendohet se ka ardhur pas një debati mes çiftit. 74-vjeçari i dyshuar si një person me prirje agresive, (është arrestuar disa vite më parë për vrasjen e një prej grave të tij, por më pas çështja u mbyll si vetëvrasje), nuk ka duruar, por ka marrë çiften duke vrarë të shoqen, shkruan Panorama.
Kanë qenë banorët e tjerë ata që, pasi dëgjuan krismat, kanë lajmëruar policinë, duke dyshuar se diçka mund të ketë ndodhur në familjen Xhilaj.
Pas vrasjes, Beqir Xhilaj nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar, por ka qëndruar aty derisa kanë mbërritur forcat e rendit. Sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e policisë fillimisht kanë konstatuar që në trupin e viktimës kishte tre plumba.
Në momentin e parë, efektivët janë habitur kur kanë parë se bashkëshorti i saj po pinte raki, ndërsa pak metra larg tij ishte trupi i pajetë. Ata sekuestruan armën e zjarrit çifte, të cilën 74-vjeçari e dispononte me leje prej disa vitesh dhe e përdorte në ditët e zakonshme si armë gjahu.
Dëshmia
Gjatë marrjes në pyetje, fillimisht ai ka mohuar se është autor i krimit. Efektivët e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur dhe Beqir Xhilaj ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka vrarë veten, por ky version ka rënë menjëherë poshtë, sepse 47-vjeçarja është qëlluar me çifte teke tri herë dhe ka qenë e pamundur që të vrasë veten, pasi çiftja duhet mbushur në mënyrë manuale pas çdo të shtëne.
Policia shoqëroi në komisariat 74-vjeçarin, nga ku gjatë marrjes në pyetje pranoi se është ai autor i vrasjes së gruas, Lumturie Xhilaj. Në dëshminë e tij në polici, ai ka thënë se arsyeja e vrasjes ka qenë një debat i momentit mes tyre.
Pasi kanë debatuar, ai ka treguar se nuk ka mundur të durojë dhe ka marrë çiften duke qëlluar në drejtim të saj. I moshuari është arrestuar menjëherë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa çështja pritet t’i kalojë Gjykatës së Krimeve të Rënda. /albeu.com/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...