Lajme

Haradinaj: Versionin aktual të Demarkacionit, populli e ka shpall të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 08 May 2017

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, duke komentuar çështjen e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”.

Ndryshe Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

-Advertisement-

Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera